ZYRTARE: Rugani huazohet te Rennes

Juventus ka liruar Daniele Ruganin.

Sport

03/10/2020 21:57

Daniele Rugani do të nis një aventurë të re, tashmë jashtë kufijve të Italisë, në futbollin francez.

Skuadra e Ligue 1, Rennes, kanë siguruar shërbimet e lojtarit, por vetëm në formë huazimi, përcjell lajmi.net.

Rennes nuk kanë opsionin për blerje të lojtarit, kurse huazimi do t’iu kushtojë 1.5 milionë euro.

Francezët do të mbulojnë edhe pagën e lojtarit për gjatë gjithë sezonit 2020/21. /Lajmi.net/