ZYRTARE: Ronaldo nuk paraqitet kundër Sampdoria

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 38-të në Serie A.

Sport

25/05/2019 14:38

Kampionët e Juventusit të dielën me fillim nga ora 18:30 janë mysafir të Sampdorias në ‘Luigi Ferraris’.

Trajneri Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Sampdorias.

“Ai nuk do të jetë atje, ai duhet të pushojë për ekipin kombëtar, dhe është e drejt që edhe të tjerët të luajnë”, ka deklaruar Allegri në konferencë për shtyp, përcjell ‘lajmi.net’.

Me mungesën ndaj Sampdorias, Ronaldo e mbyll sezonin e parë në Serie A në fanellën e Juventusit me 21 gola të shënuara./Lajmi.net/