Zyrtare: Roma transferon mbrojtësin turk, Celik

Roma ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Lille, Zeki Celik.

Sport

05/07/2022 10:32

Celik i është bashkuar skuadrës së Romës duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare që skadon në vitin 2026, përcjell lajmi.net.

25 vjeçari është shprehur i lumtur për mundësinë që i është dhënë dhe ka thënë se është i motivuar për sfidat.

“Është nder për mua të luaj në një klub kaq të madh; kam ambicie të mëdha dhe dua të ndihmoj këtë skuadër drejt sukseseve”, ka thënë Celik, transmeton lajmi.net.

“Ndihem i gatshëm dhe i fokusuar – unë kurrë nuk do të dorëzohem dhe gjithmonë do më shihni duke luftuar për gjithçka në fushë”, shtoi 25 vjeçari.

Celik fitoi Ligue 1 në vitin 2021 me Lille dhe ka 32 paraqitje me kombëtaren e Turqisë. /Lajmi.net/