ZYRTARE: Roma – Spezia regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3

Roma ka humbur ndeshjen ndaj Spezias me rezultatin 0-3 në tavolinë.

Sport

22/01/2021 17:06

E gjitha kjo kishte filluar pasi trajneri i Romës, Paolo Fonseca, kishte bërë gjashtë zëvendësime në ndeshjen ndaj Spezias në kuadër të Coppa Italia, transmeton lajmi.net.

Tani, Lega Serie A, i ka dhuruar Spezias fitoren në tavolinë me rezultatin 0-3.

“Duke konsideruar të gjitha aktet zyrtare në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Spezias, ku u bënë gjashtë zëvendësime, ku filluan me dy zëvendësime në pjesën e parë në minutën e 5′, dhe më pas pasuan katër zëvendësime tjera. Në këtë rast, fajësohet klubi i Romës që kanë shkelur rregullin e zëvendësimeve të lejuara”, u tha në deklaratë.

“Shkaku i kësaj, klubi i Romës dënohet me humbje në tavolinë me rezultatin 0-3”, deklaroi Lega Serie A./Lajmi.net/