ZYRTARE: Rei Manaj transferohet te Barcelona

Rei Manaj i është bashkuar skuadrës së Barcelonës.

Sport

20/01/2020 19:45

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, është transferuar te skuadra e Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Manaj  për pjesën e mbetur të sezonit do të luajë me skuadrën B të Barcelonës.

Lajmin për zyrtarizimin e transferimit të yllit shqiptar te Barcelona e ka konfirmuar faqja zyrtare e katalanëve.

Manaj ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 dhe Barca i ka vendosur klauzolë prej 50 milionë eurove. /Lajmi.net/