ZYRTARE: Reguillon transferohet te Tottenham Hotspur

Tottenham Hotspur kanë zyrtarizuar Sergio Reguillonin.

Sport

19/09/2020 18:46

Reguillon do të nis sezonin e ri me skuadrën e Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.net.

Spurs kanë njoftuar përmes faqes zyrtare se kanë mbyllur marrëveshjen me lojtarin.

Mbrojtës i krahut të majtë raportohet të jetë transferuar për 30 milionë euro, në një kontratë pesë vjeçare.

Real Madrid gëzon të drejtën për ta blerë lojtarin, por duhet të paguajnë 45 milionë euro për të.

Reguillon do ta mbajë fanellën me numrin 3 te skuadra e Spurs./Lajmi.net/