ZYRTARE: Reali dështon për sulmuesin argjentinas
Real Madrid nuk ka arritur që ta transferojë sulmuesin e Independientes, Martin Benitez.

Sport
Zëvendës presidenti i Independientes, Noray Nakis, ka njoftuar se e kanë refuzuar një ofertë të Real Madridit, për sulmuesin Martin Benitez, përcjell Lajmi.net.
21 vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës që prej debutimit të tij në vitin 2011.
“Benitez është lojtar i rëndësishëm për ne. Ne nuk pranojmë ofertë nga Madridi, pasi ata dëshirojnë ta huazojnë te ndonjë klub tjetër. Real Madrid dëshirojnë që ai të huazohet për të fituar më tepër përvojë. Martin është shumë i mirë dhe ka potencial, për këtë gjë, ne mendojmë se ai duhet të shkojë dhe të luajë atje e jo diku tjetër”, është shprehur Nakis.
Los Blancos kishin ofruar 12 milionë euro për lojtarin.