Zyrtare: Real Madrid me komunikatë për Verrattin

Real Madrid ka publikuar komunikatë zyrtate duke mohuar negociatat për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Sport

04/06/2015 20:55

Real Madrid nuk është në bisedime me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Marco Verratti.

Los Blancos kanë publikuar një komunikatë zyrtare duke mohuar lajmin se janë në negociata për transferimin e yllit italian.

“Në lidhje me lajmin e publikuar në media të ndryshme rreth një oferte të Real Madridit për futbollistin Marco Verratti, klubi dëshiron të theksojë se nuk kemi bërë asnjë kontakt me Paris Saint-Germain e as përfaqësuesin e futbollistët. Të gjitha lajmet janë të pavërteta”, thuhet në njoftim.