ZYRTARE: RB Leipzig transferon Mohamed Simakan

Mohamed Simakan është lojtari më i ri i RB Leipzig.

Sport

22/03/2021 14:56

RB Leipzig nuk po ndalet duke marrë talentët më me përspektivë në Evropë, transmeton lajmi.net.

Pas Brobbery i cili erdhi nga Ajaxi, radhën e ka Mohamed Simakan nga Strasbourg.

Simakan u kërkua me ngulm nga Milani, por tentativa e “Rossonerëve” dështoi.

Tani, klubi gjerman ka zyrtarizuar transferimin e Simakan përmes uebfaqes dhe ka shpërndarë lajmin në rrjetin e tyre social, Twitter.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri në vitin 2026./Lajmi.net/