Zyrtare: Raul në New York Cosmos

Sulmuesi i mirënjohur spanjoll, Raul, ka nënshkruar kontratë me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, New York Cosmos.

Sport

30/10/2014 16:23

Ish sulmuesi i Real Madridit, Schalkes dhe Spanjës, Raul ka nënshkruar kontratë me klubin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, New York Cosmos.

37-vjeçari ka arritur marrëveshje “disa vjeçare” me klubin amerikan, ku do të ushtrojë edhe rolin e këshilltarit në akademinë e të rinjve.

“Të gjithë në botën e futbollit e njohin emrin e Cosmos dhe trashëgiminë e futbollistëve që kanë luajtur në të kaluarën për këtë skuadër. Besoj në vizionin e klubit dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e tij”, deklaroi Raul.

New York Cosmos garon në North American Soccer League (NASL), divizioni i dytë nën Major League Soccer.