ZYRTARE: Rashkaj transferohet tek skuadra suedeze, ÖIS Fotboll
Reprezentuesi i Kombëtares kosovare, Anel Rashkaj, është tranferuar tek skuadra suedeze, OIS Fotboll.
Sport
Rashkaj u transferua nga skuadra finlandeze, AFC Eskilstuna, ku u angazhua për dy vite, transmeton lajmi.net.
Rashkaj është është lojtari i katërt që transferohet tek skuadra e OIS këtë sezon, ai ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare.
“Pas kohës që isha në Finlandë, ndjeva se doja të kthehesha në Suedi dhe pastaj mësova për interesin e ÖIS dhe sigurisht që u ndjeva kënaqësi e madhe”, tha ai.
“Është emocionuese sepse ÖIS është një klub i madh dhe ndihet si një projekt emocionues këtu. Duke marrë parasysh sesi ÖIS synon të luajë këtë vit, mendoj se kjo mund të më përshtatet shumë”, përfundoi Anel Rashkaj./Lajmi.net/
? Anel Rashkaj blir den fjärde spelaren att ansluta till herrtruppen denna vinter!
Den meriterade centrala mittfältaren har signerat ett tvåårsavtal.
▶️ https://t.co/k8bfEVLlO9 pic.twitter.com/sgTI9hjyN8
— ÖIS Fotboll (@OrgryteFotboll) January 21, 2021