Zyrtare: Rami në Sevilla

Mbrojtësi Adil Rami është larguar nga Milan duke iu bashkuar Sevillas.

Sport

07/07/2015 13:06

Adil Rami është futbollist i ri i Sevillas.

Mbrojtësi është larguar nga Milan duke iu bashkuar klubit spanjoll ku ka kryer me sukses testet mjekësore në mëngjesin e sotëm.

29-vjeçari është rikthyer në La Ligë në aventurën e tij të dytë pas asaj tek Valencia, prej ku erdhi në San Siro në janarin e vitit 2014.

Kjo është hera e dytë që Milan dhe Sevilla arrijnë një marrëveshje mes vete gjatë këtij afati kalimtar të verës pas transferimit të sulmuesit Carlos Bacca në klubin italian.