ZYRTARE: Rafinha vazhdon kontratën në Bayern Munich

Bayern Munich ka shpërblyer mbrojtësin e krahut me marrëveshje të re në Allianz Arena.

Sport

15/05/2018 13:38

Rafinha ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare në Bayern Munich.

Skuadra kampione nga Bundesliga ka shpërblyer mbrojtësin e krahut me marrëveshje të re në Allianz Arena.

Në komunikatën e klubit bavarez, Rafinha paraqitet i shoqëruar nga drejtori sportiv Hasan Salihamidzic, përcjell “lajmi.net”.

Rafinha do të jetë i lidhur me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2019. /Lajmi.net/