Zyrtare: Rabiot vazhdon në PSG
Mesfushori i talentuar Adrien Rabiot ka befasuar duke nënshkruar kontratë të re me Paris Saint-Germain, deri në verën e vitit 2019.
Sport
Mesfushori i talentuar Adrien Rabiot ka vazhduar kontratën me Paris Saint-Germain deri në verën e vitit 2019.
Edhe pse raportohej se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni pas interesimit nga Roma dhe Juventus, Rabiot ka vazhduar qëndrimin e tij në Parc des Princes.
“Jam i lumtur që do të vazhdoj aventurën time në këtë klub ambicioz”, deklaroi Rabiot për faqen zyrtare të PSG-s.
“Dua t’i falënderohem presidentit. Këtu i kam përjetuar emocionet e mija të para si futbollist, jam i lumtur që do të vazhdoj këtë aventurë”, u shpreh ai.