Zyrtare: Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të PDK-së në Gjilan

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan.

Lajme

18/04/2019 21:17

Këtë ish-kryetari Mustafa e ka konfirmuar për lajmi.net duke shtuar se sot e ka dorëzuar edhe kandidaturën zyrtare në KQZ.

“Faktikisht më shumë se një muaj e kam bërë publike e sot ka qenë afati i fundit për zyrtarizim dhe e kam dërguar në KQZ. Kuvendi mbahet të dielën tek ne”, tha Mustafa.

Ndërkohë kandidaturën për kryetar të degës e ka bërë edhe Bedri Hamza për qytetin e Mitrovicës. /Lajmi.net/