Zyrtare: PSG shfrytëzon të drejtën për blerjen e Nuno Mendes – i kushton 40 milionë euro
PSG kanë bërë një tjetër goditje në merkato.
Sport
Parisienët kanë shfrytëzuar të drejtën për blerjen permanente të kartonit të Nuno Mendes, përcjell lajmi.net.
Faqja zyrtare e PSG ka njoftuar për një marrëveshje me lojtarin. Ajo do të zgjasë deri në vitin 2026.
Mbrojtësi i majtë kaloi te PSG gjatë sezonit të kaluar, ku luajti si i huazuar.
Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit e klubit dhe PSG tashmë ka paguar shumën e 40 milionëve për transferimin e Nuno. /Lajmi.net/