ZYRTARE: PSG nënshkruan me këtë portier

Paris Saint-Germain ka nënshkruar me portierin Sergio Rico si një huazim një vjeçar nga Sevilla pasi portieri Alphonse Areola ishte jashtë skuadrës në një ndeshje të Ligue 1 të premten.

Sport

01/09/2019 21:21

Rico kaloi sezonin e kaluar si huazim në Fulham në Premierligë, por nuk u ble përfundimisht nga ekipi anglez. Ai u rikthye në Spanjë për këtë sezon, por deri më tani nuk ka bërë paraqitje në La Liga.

Areola kishte startuar në tre ndeshjet e para të PSG në Ligue 1 deri më tani këtë sezon, por nuk ishte në ekip në fitoren e tyre 2-0 ndaj Metz më 30 gusht, transmeton lajmi.net.

Portieri francez është i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madrid, pasi Keylor Navas dëshiron largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

Kjo ka bërë që kampioni i Ligue 1 të transferojë Sergio Ricon. /Lajmi.net/