Zyrtare: Prishtina transferon Shefit Shefitin
Prishtina e ka zyrtarizuar blerjen e radhës. Bëhet fjalë për Shefit Shefitin i cili luan si sulmues krahu, transmeton lajmi.net. 24-vjeçari shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut vjen te Prishtina nga skuadra shqiptare Renova e Xhepçishtit, klub i cili është shuar për shkaqe financiare, transmeton lajmi.net. Para Renovës, Shefiti ishte pjesë e Shkëndijës së…

Sport
Prishtina e ka zyrtarizuar blerjen e radhës.
Bëhet fjalë për Shefit Shefitin i cili luan si sulmues krahu, transmeton lajmi.net.
24-vjeçari shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut vjen te Prishtina nga skuadra shqiptare Renova e Xhepçishtit, klub i cili është shuar për shkaqe financiare, transmeton lajmi.net.
Para Renovës, Shefiti ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës për katër edicione, duke fituar edhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Maqedonisë së Veriut.
Pas testeve mjekësore të kryera me sukses, nënshkrimit të kontratës 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 1-vit tjetër me Prishtinën, Shefiti është njohur me ambientet e stadiumit ‘Fadil Vokrri” dhe është prezantuar edhe me futbollistët e tjerë. /Lajmi.net/