ZYRTARE: Prishtina prezanton Besart Berishën

Klubi futbollistik Prishtina, ka prezantuar sulmuesin Besart Berisha.

Sport

22/09/2021 14:19

Berisha para disa javëve nënshkroi me Prishtinën, derisa tani është bërë zyrtare, shkruan lajmi.net.

Kryetari i klubit, Remzi Ejupi tha se janë befasuar nga Berisha, që në teste duket se e ka trupin e një 26-vjeçari.

“Pasi i përfunduam testet duket që kemi lojtar 26-vjeçari, kemi mbetur befasuar. Presim një përformancë të lartë nga Besarti dhe besoj që do t’i ndihmoj edhe grupmoshat e reja”.

“Besarti besoj që do ndihmoj shumë në klubin e Prishtinës, jo vetëm në rezultate, por edhe te grupmoshat e reja. Dyert e Prishtinës janë të hapura për gjithë lojtarët e vjetër që kanë bërë karrierë. Presim shumë nga Besarti”, deklaroi ai.

Prishtina nuk e ka nisur mirë këtë sezon dhe mbetet të shihet nëse do ndryshojë me Besartin në skuadër./Lajmi.net/