ZYRTARE: Prishtina njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me Besart Berishën

FC Prishtina njofton opinionin se e ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratën me sulmuesin Besart Berisha.

Sport

03/12/2021 20:41

Siç raportoi më herët “Lajmi.net”, Prishtina ka konfirmuar largimin e sulmuesit Besart Berisha nga skuadra kryeqytetase.

36-vjeçari iu bashkua Prishtinës në fillim të shtatorit të këtij viti dhe firmosi kontratë deri në fund të edicionit.

Ai me Prishtinën regjistroi vetëm tri paraqitje në Superligë.

Berisha pritet që të largohet nga Kosova andaj klubi e mirëkupton dhe i dëshiron shëndet dhe suksese, thuhet në njoftimin e klubit nga kryeqyteti.

Prishtina momentalisht renditet në pozitën e pestë në tabelë me 24 pikë, gjashtë pikë prapa liderit Ballkani, derisa në vikend do kenë ndeshje të vështirë ndaj nën-kampionit të Kosovës, Drita. /Lajmi.net/