ZYRTARE: Prishtina nënshkruan me Bujar Pllanën

Prishtina ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Bujar Pllana.

Sport

19/01/2022 16:35

Pllana së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, derisa ka nënshkruar me kampionin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen Bujar Pllana!?

FC Prishtina njofton opinionin se mbrojtësi Bujar Pllana u është bashkuar zyrtarisht kampionëve në fuqi të Kosovës, duke nënshkruar kontratë me kryeqytetasit.

Pllana është 20-vjeçar dhe luan në qendër të mbrojtjes, si dhe mbrojtës i djathtë.

Ai së fundmi ishte pjesë e Feronikelit, ekip me të cilin u nda javë më parë, pas një stinori shumë të mirë në aspektin individual.

Bujari, që është zhvilluar si futbollist te Trepça ’89, është pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës U-21.

Shtatlarti (1.87) është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore në Antalia, me ç’rast e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

?????? ?? ????????? – Prishtina është klubi i madh dhe më me traditë në futbollin e Kosovës, andaj paraqitja në këtë fanellë është nder i madh. Nuk kam menduar shumë kur më erdhi oferta për t’iu bashkuar ekipit, sepse për mua do të thotë shumë që ta bart një fanellë të Prishtinës, e cila për për çdo lojtar është me peshë të madhe.

??????? – Dua që t’u premtoj trajnerëve, bashkëlojtarëve, drejtuesve të klubit dhe tifozëve se do ta japë më të mirën time që Prishtina t’i arrijë synimet e saj. Do të angazhohem maksimalisht që ta zë një vend në përbërjen bazë.

?????????? ?? ?????? – Në ekip më kanë pritur shumë mirë. Atmosfera në skuadër është tejet pozitive dhe e kam gjetur një grup shumë të mirë. Tani në Antalia po punojmë dhe angazhohemi maksimalisht që për pranverë të jemi sa më të përgatitur”, shkroi klubi në komunikatë.

Ndërkohë, Prishtina synon të mbrojë titullin këtë vit, meqenëse është edhe 100 vjetori i klubit./Lajmi.net/