ZYRTARE: Prishtina merr një lajm të mrekullueshëm

Prishtina ka marrë një lajm fantastik.

Sport

06/03/2019 15:09

Klubi i futbollit, Prishtina ka marrë një lajm tejet të mirë nga Facebook.

Faqja zyrtare e skuadrës kosovare në rrjetin sociale Facebook, është verifikuar edhe zyrtarisht, shkruan lajmi.net.

Prishtina është bërë klubi i parë në Kosovë që është verifikuar me shenjën e kaltër në rrjetin social.

Klubi kryeqytetas ka rreth 30 mijë pëlqime në Facebook.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e tyre pa ndërhyrje me rastin e verifikimit nga rrjeti social:

FC Prishtina njihet zyrtarisht nga Facebook! ✅

Prishtina klubi i parë në Kosovë i verifikuar nga facebook-u

Prishtinë, 6 mars 2019 – FC Prishtina edhe zyrtarisht sot është verifikuar nga rrjeti më i madh shoqëror në internet, Facebook. Pas verifikimit, klubi tani ka të drejtën e rezervuar mbi produktin që e plason në platformën sociale dhe nuk mundët më nga askush i padëshiruar të keqpërdor informacionet për klub, si fotografitë, videot etj.

Përndryshe FC Prishtina është klubi i parë i verifikuar nga Kosova. /Lajmi.net/