ZYRTARE: Prishtina godet përsëri, transferon basketbollistin belg

Prishtina e ka zyrtarizuar edhe transferimin e radhës.

Sport

14/09/2018 18:54

Bardhekaltërit kanë arritur marrëveshje me belgun Boukichou, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të klubit.

“Reprezentuesi belg, Khalid Boukichou, qendra e re e KB Prishtina

Reprezentuesi BeIg, si dhe lojtari shumë vjecar i kampionit BeIg, Telenet BC Oostende, i bashkohet KB Prishtina. Boukichou është i gjatë 208 centimetra, lojtar i pozitës 5.

Khalid është fizikisht dominant nën trapez. Posedon repertuar të gjerë ofanziv nën dhe rreth trapez. Si tipar që vlen të theksohet është loja, pothuajse e pandalshme me shpinë. Khalid, gjithashtu shquhet me lojë pick & roll si dhe pick & pop”, shkruan Prishtina. /Lajmi.net/