Zyrtare: Presidenti i Atalanta ia shet 55% të aksioneve bashkëpronarit të skuadrës së Boston Celtics

Antonio Percassi, presidenti i skuadrës së Serie A, Atalanta, ka shitur një pjesë nga investimet e tij në botën e sportit.

Sport

19/02/2022 15:41

Skuadra e Atalanta tashmë do të ketë 55% të aksioneve nën emrin e bashkëpronarit të skuadrës së Boston Celtics nga NBA, Stephen Pagliuca.

Percassi ka arritur marrëveshjen me Pagliuca, për t’i shitur 55% të aksioneve të skuadrës nga Bergamo.

Pagliuca (bashkëpronar i Celtics në NBA) do të jetë tashmë pronari i skuadrës së Atalanta nga Serie A.

Percassi në anën tjetër do të mbetet në postin e presidentit, me Pagliuca formalisht si bashkëpronar. /Lajmi.net/