ZYRTARE: Premierliga do përfundojë në maj sipas orarit

Takimi në mes të Federatës angleze, Premierligës dhe zyrtarëve të Championship ka përfunduar më një vendim të përbashkët.

Sport

14/01/2021 20:18

Pas takimit të zyrtarevë të FA, Premierligës dhe EFL Championship, palët janë dakorduar që sezoni i tanishëm do të përfundojë sipas agjendës në muajin maj, transmeton lajmi.net.

Ky takim erdhi pas brengosjes së ekspertëve të futbollit ku thoshin se sezoni mund të zgjatë, dhe mund të jetë një barrë për Kombëtarën angleze, e cila do paraqitet në verë në Kampionatin evropian.

Sipas deklaratës, palët shprehen të bindura që sezoni do përfundojë në muajin maj./Lajmi.net/