Zyrtare: Pranohet hendbolli

13:34 | 20 Shtator 2014

Hendbolli kosovar është i pranuar në EHF

Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Hendbollit, ka njoftuar EHF.

Kosova është anëtari më i ri i Federatës Evropiane të Hendbollit.

EHF ka njoftuar se ka pranuar kërkesën e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) që është bërë zyrtarisht anëtari i 50-të i organizatës, pas shumicës së votave në favor të saj në kongresin e EHF-s në Dublin.

“Kosova është pranuar si anëtari i 50-të me të drejta të plota në EHF pasi shumica e votave në Kongres ishin në favor të saj”, thuhet në njoftimin e EHF-s.