Zyrtare: Pogba në Pescara

Futbolli italian do të ketë dy Pogba. Mathias, vëllai i mesfushorit të talentuar të Juventusit, Paul ka nënshkruar kontratë me Pescaran në Serie B.

Sport

01/08/2014 23:57

Paul Pogba është një prej talënteve më të mëdhenj aktualisht në futbollin italian.

Por, nga edicioni i ri, në Itali do të luajë edhe një Pogba tjetër, Mathias, vëllai i mesfushorit të Juventusit. Madje, reprezentuesi francez ka zyrtarizuar transferimin e vëllait të tij në Pescara duke publikuar një fotografi të tij duke nënshkruar kontratën me klubin nga Serie B.

Sulmuesi 23-vjeç depërtoi në sektorin e të rinjve në Celta Vigo ndërsa në vitet e fundit luajti në Wrexham, Crewe Alexandra e nga edicioni i ri në Pescara.

“Pogbat pushtojnë Italinë. Mirë se vjen vëllai im Mathias”, shkroi Paul Pogba në profilin e tij zyrtar në Twitter.