Zyrtare: Pirlo transferohet te New York City FC

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo është transferuar në mënyrë zyrtare te skuadra e New York Cityt FC.

Sport

06/07/2015 16:31

Juventusi ka konfirmuar se Andrea Pirlo është larguar nga skuadra për t’u transferuar te New York City FC.

“Andrea Pirlo ka konfirmuar se ai do ta vazhdojë karrierën e tij në Amerikë”.

“Pirlo i ka përfunduar në mënyrë zyrtare katër vitet e shkëlqyer te Juventusi duke kompletuar transferimin te skuadra nga MLS, New York City”, shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Juventusi.