ZYRTARE: Pinamonti kthehet tek Inter

Inter kanë bërë edhe një lëvizje këtë merkato.

Sport

18/09/2020 21:35

Skuadra e Inter nuk duket se është gati të mbyll llogaritë në merkaton e tanishme, pasi sot kanë bërë edhe një lëvizje.

Inter ka rikthyer në radhët e veta anëtarin e Italisë U21, Andrea Pinamonti, përcjell lajmi.net.

Lojtari luante me skuadrën e Genoa, por nga ky sezon do të jetë te skuadra e Inter.

Pinamonti thuhet të ketë vënë firmën në një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024, për 2 milionë euro. /Lajmi.net/