ZYRTARE: Pesë ndeshje të Serie A luhen pa tifozë, spikat derbi Juventus – Inter

Aktualisht janë pesë ndeshje në Serie A që do të luhen pas dyerve të mbyllura në raundin tjetër, për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Sport

24/02/2020 21:49

Juventus – Inter, Milan – Genoa, Parma – SPAL, Sassuolo – Brescia dhe Udinese – Fiorentina do të luhen por pa tifozë, pasi Torino, Milano, Parma, Reggio Emilia dhe Udine janë rajonet që konsiderohen “në rrezik” për shkak të shpërthimit të epidemisë të lindur në Kinë që është përhapur për disa ditë, transmeton lajmi.net.

Takimi Sampdoria – Verona, i planifikuar për të hënën 2 mars, do të vlerësohet nëse do të luhet me apo pa tifozë.

Ndërkohë, qeveria italiane pritet shumë shpejtë të dalë me një komunikatë ku do konfirmojë se të gjitha ndeshjet në Itali do të luhen me dyer të mbyllura. /Lajmi.net/