ZYRTARE: Perisic lojtar i Bayern Munich

Është zyrtarizuar transferimi i Ivan Perisic tek Bayern Munich.

Sport

13/08/2019 11:04

Anësori kroat, Ivan Perisic, është lojtari më i fundit që i është bashkuar kampionëve të Bundesliga, Bayern Munich, raporton lajmi.net.

Marrëveshja e gjen lojtarin si të huazuar për një sezon, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Huazimi i Perisic i ka kushtuar skuadrës së Bayern rreth 5 milionë euro, kurse transferimi permanent do t’i kushtonte afër 30 milionë eurove. /Lajmi.net/