ZYRTARE: Përforcohet Dortmundi

17:40 | 28 Maj 2018

Marius Wolf i është bashkuar Borussia Dortmundit.

Skuadra gjermane në faqen zyrtare të klubit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për transferimin e Wolfit.

Wolf është 23 vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit.

“Qëllimi im është që të jem i suksesshëm te Dortmund në vitet e ardhshme, duke fituar shumë tituj”, ka deklaruar Wolf./Lajmi.net/