ZYRTARE: Pensionohet ylli i NBA

Dirk Nowitzki është pensionuar përfundimisht nga basketbolli.

Sport

10/04/2019 14:44

Dirk Nowitzki është pensionuar nga basketbolli në moshën 40-vjeçare.

Gjermani, i cili ka shkëlqyer me Dallas Mavericks, luajti sfidën e fundit kundër Phoenix Suns dhe normalisht e gjithë mbrëmja ishte për të, transmeton lajmi.net.

Padyshim ai është një legjendë e skuadrës teksane, pasi është pjesë e tyre prej vitit 1998 dhe në vitin 2011 arriti edhe të fitonte titullin në NBA.

Në sfidën e fundit Nowitzki shënoi 30 pikë në triumfin 120-109 që regjistroi skuadra e tij. Gjermani u largua me lot, teksa klubi i tij i organizoi edhe një ceremoni emocionuese. /Lajmi.net/