ZYRTARE: Pensionohet Samuel Eto’o

Samuel Eto’o ka vendosur t’i jap fund karrierës prej futbollisti.

Sport

07/09/2019 08:26

Një tjetër emër i dëshmuar me vite në futbollin evropian është pensionuar.

Bëhet fjalë për Samuel Eto’o, sulmuesin që gjatë karrierës së tij veshi fanellat e Barcelonës, Interit dhe Chelseas.

Ish reprezentuesi i Kamerunit, në mesin e viteve 2007-2010, ka qenë ndër sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli në Evropë.

Ai me Barcelonën dhe Interin, ka arritur të fitojë tituj të ligës, e duke mos harruar edhe triumfet në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/