ZYRTARE: Pensionohet Nainggolan (FOTO)

Radja Nainggolan është tërhequr nga Kombëtarja e Belgjikës.

Sport

26/08/2017 09:56

Radja Nainggolan ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.

Ai ka thënë se prej tani e tutje do të mendojë vetëm për skuadrën e Romës pas problemeve me ekipin Kombëtar.

“Do të largohem sepse nuk ka kuptim të vazhdojë. E jap gjithmonë maksimumin tim”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Largohem nga Belgjika, jam 29 vjeç dhe kam gjëra me rëndësi para vetes. Jam i detyruar të largohem, nga sot do të mendoj vetëm për Romën”, theksoi Nainggolan. /Lajmi.net/