ZYRTARE: Pellegrini trajner i skuadrës nga La Liga

Manuel Pellegrini rikthehet në bankinë.

Sport

09/07/2020 13:07

Trajneri kilian do të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle, Real Betis.

Lajmi është bërë zyrtare në faqen zyrtare të spanjollëve.

“Manuel Pellegrini trajner i Real Betis nga sezoni i ardhshëm”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Pellegrini së fundi ka qenë në krye të West Ham United, ndërsa në të kaluarën ka drejtuar edhe Manchester Cityn dhe Real Madrid./Lajmi.net/