ZYRTARE: Peja transferon basketbollistin kroat

KB Peja po vazhdon me kompletimin e skuadrës, pas rikthimit në Superligën e Kosovës.

Sport

12/09/2019 22:44

Peja gjatë ditës së djeshme ka kryer një zyrtarizim të madh, duke arritur marrëveshje me basketbollistin Drilon Hajrizi.

Por, ‘verdh e zinjtë’ nuk janë ndalur me kaq, pasi ata sot kanë njoftuar edhe për një përforcim të madh në skuadër.

Bëhet fjalë për basketbollistin kroat, Henrik Sirko, i cili ka arritur marrëveshje 1 vjeçare, përcjell lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të KB Peja, lidhur me këtë transferim. /Lajmi.net/