ZYRTARE: Paratici është drejtor i ri sportiv i Tottenham

Fabio Paratici ka arritur marrëveshje me klubin anglez Tottenham Hotspur.

Sport

12/06/2021 18:21

Paratici ka nënshkruar kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, transmeton lajmi.net.

Lajmin për emërimin e Paraticit si drejtor sportiv e ka konfirmuar klubi i Tottenham përmes një komunikate:

“Klubi është i lumtur të njoftojë emërimin e Fabio Paraticit si Drejtor Menaxhues, me efekt nga 1 Korrik 2021”

Klubi ‘Londinezë’, tani është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, pas shkarkimit të Jose Mourinhos. /Lajmi.net/