ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Tottenham Hotspur më në fund ka prezantuar menaxherin e ri.

Sport

30/06/2021 21:59

Pas shumë tentativave të dështuara, Tottenham Hotspur ka bërë zyrtar lajmin për emërimin e Nuno Espirito Santos në krye të shtabit teknik, shkruan lajmi.net.

Daniel Levy dhe Fabio Paratici u shprehën tejet të entuziazmuar me emërimin e Santos në krye të skuadrës.

Santo ishte pjesë e Wolverhampton ku kishte arritur që nga liga e dytë angleze promovimin në Premierligë dhe pastaj të kualifikohet për Europa League për herë të parë në histori të klubit.

“Kur keni një skuadër me cilësi dhe talent, atëherë ne duam t’i bëjmë tifozët që të argëtohen. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu, unë mezi pres me padurim të filloj punën”, deklaroi Espirito Santo./Lajmi.net/