Një skuadër e re inkuadrohet në Superligë
Klubi i basketbollit Rahoveci, është inkuadruar në Superligën e Kosovës.
Sport
Rahoveci e ka mposhtur Dritën në ndeshjen e tretë të zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, për tu inkuadruar në Superligën e Kosovës në basketboll.
Vreshtarët fituan 2:1 ndaj gjilanasve në tri takime.
Ndeshja e tretë përfundoi me rezultat 98:83 në të mirë të Rahovecit, që drejtohet nga Valentin Spaqi.