ZYRTARE: Një amerikan përforcon KB Prishtinën

KB Prishtina është ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar të kësaj vere në elitën e basketbollit kosovar.

Sport

15/08/2019 12:54

Jonathan Wade, është lojtari i ri që iu është bashkuar kampionëve të Kosovës.

Njoftimi i KB Prishtinës:

Jonathan Wade lojtari më i ri i KB Prishtinës!

Njëri ndër top 10 lojtarët më të dalluar në superligën Zvicrrane, ish lojtari i Pully Lasuanne Foxes, Jonathn Wade zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë për edicionin e ri.

Wade i gjatë 1.93 lojtarë i pozitës 2 njihet për saktësi nga distanca dhe gjysëm distanca dhe për depërtime energjike.

Në Pully luajti për dy edicione ndërsa vetëm në sezonën 18/19 Wade luajti me mesatare prej 18 pikë për ndeshje. Para saj ishte pjesë e Norfolk State në NCAA ku kishte rreth 20 pikë për ndeshje.

Jonathan, Welcome to the home of Champions!

/Lajmi.net/