ZYRTARE: Nick Banyard është përforcimi i radhës i Rahovecit

KB Rahoveci ka kompletuar ekipin për edicionin e ri.

Sport

25/08/2021 18:53

Rahoveci ka kompletuar skuadrën me të cilën do të nis garat në edicion e ri 2021/22, shkruan lajmi.net.

“Vreshtarët”, së fundmi kanë sjellur në radhët e tyre alo-qendrën Nick Banyard.

Banyard 203 cm, në të kaluarën ishte pjesë e shumë ekipeve si Ovarense në Portugali, UU-Korihait- Finlandë, Aomori Watts- Japoni etj.

Skuadra e Rahovecit në edicionin e ri do të garojë edhe në Ligën Unike. /Lajmi.net/