ZYRTARE: ‘Ngjallet’ Ferizaji, konfirmon tetë transferime

22:08 | 15 Gusht 2019

feriz

Pronarët e rinj të KF Ferizajit duke se kanë filluar t’i zbrazin xhepat.

Klubi ferizajas para pak momentesh ka konfirmuar arritjen e marrëveshjeve me tetë futbollistë, shumica prej tyre pjesë e Superligës së Kosovës.

Taulant Dajaku, Përparim Livoreka, Bunjamin Asani, Filonit Shaqiri, Zgjim Mustafa, Fatih Karahoda, Behar Bardhi dhe Donat Kaçiu.

Sot, gjithashtu është prezantuar edhe trajneri i ri Bekim Isufi.

Këto nuk do të jenë përforcimet e vetme për Ferizajin pasi nesër do të vijnë edhe katër futbollistë ganezë. /Lajmi.net/