ZYRTARE: Nesër bëhet transferimi i Veretout tek Roma

Skaudra e Romës ka njoftuar se ka mbyllur të gjitha marrëveshjet me yllin e Fiorentinas, Jordan Veretout.

Sport

19/07/2019 14:29

Veretout do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore tek skuadra kryeqytetase, para zyrtarizimit, transmeton lajmi.net.

E gjithë procedura do të kryhet në mëngjes, në ‘Villa Stuart’, në Romë.

‘Giallorossi’ janë pajtuar për një marrëveshje me Fiorentinën gjatë ditës së enjte, marrëveshje që prek 17 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse, edhe pse lojtari do të arrijë si i huazuar.

Francezi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore së bashku me Diawara,  i cili do të transferohet nga Napoli. /Lajmi.net/