ZYRTARE: Nelson Semedo nënshkruan me Wolvesin

Edhe zyrtarisht, Nelson Semedo është lojtari më i ri i Wolverhampton Wolves.

Sport

23/09/2020 11:12

26-vjeçari ka firmosur kontratë tre-vjeçare me Wolves dhe bëhet lojtari i 10-të portugez në skuadrën e drejtuar nga Nuno Espirito Santo.

Barcelona ka përfituar 30 milionë euro nga ky operacion, plus 10 të tjera të përfshira në bonuse.

Semedo iu bashkua Blaugranasve nga Benfica në vitin 2017, duke bërë 124 paraqitje për klubin. /Lajmi.net/