Zyrtare: Nedzad Kuruzovic emërohet trajneri i ri i Flamurtarit

Nedzad Kuruzovic është trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës.

Sport

12/01/2021 15:33

Tekniku 60 vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina tashmë është zhvendosur në kryeqytet dhe është prezantuar para futbollistëve.

Kuruzovic ka mbajtur edhe disa seanca stërvitore, derisa është njoftuar nga afër me lojtarët.

Ish-anëtari i stafit teknik të Përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës do ta pasojë të larguarin Jusuf Tortoshi në postin e shefit të shtabit teknik te “kuqezinjtë”.

Së fundmi ai ishte pjesë e ekipit grek AEP Kozanis, të cilin e drejtoi për tri vite. Po aq kohë kaloi te skuadra zviceriane FC Schaffhausen, me ç’rast kreu disa funksione në shtabin teknik.

Kuruzovic ka drejtuar dhe ekipet e tjera zviceriane FC Gossau, FC Aarau, dhe FC FC Wil 1900./Lajmi.net/