ZYRTARE: Nedim Bajrami transferohet në Serie B

Nedim Bajrami është transferuar në Serie B te skuadra e Empolit.

Sport

13/08/2019 22:10

Mesfushori ofensivë i lindur në Tetovë, është huazuar te Empoli nga skuadra zvicerane, Grasshoppers, me mundësi blerje në fund të sezonit.

Bajrami, 20 vjeçar, ka kaluar karrierën në sektorin e të rinjve të Grasshoppers, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2017, në një ndeshje përballë Thun.

Në dy sezonet e fundit, Bajrami ka zhvilluar 56 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola.

Futbollisti shqiptar, ka veshur gjithashtu fanellën e Zvicrës në grupmoshat e reja, deri në U21./Lajmi.net/