ZYRTARE: Ndeshje miqësore mes Kosovës U21 dhe Dritës

Drita ka konfirmuar miqësoren ndaj Kombëtares së Kosovës U21.

Sport

01/09/2021 14:11

Ndeshja do zhvillohet te enjten si para përgatitje para takimit të Kosovës ndaj Anglisë, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë e Dritës pa ndërhyrje:

“Ndeshje miqësore KOSOVA U21 – FC DRITA

Klubi jonë, FC DRITA do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës U21, të enjtën 02.09.2021, ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin  “Milton Keynes” në Bletchley  më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

Pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 është edhe futbollisti ynë, Ardit Tahiri, i cili tashmë i është bashkuar grupit dhe të hënën zhvilluan stërvitjen e parë në Kampin Edukativ Nacional në Hajvali”, shkroi klubi./Lajmi.net/