Zyrtare: Ndërkombëtarizohet edhe Tenisi (Foto)

Kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, Shkelzen Domi ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët, duke konfirmuar ndërkombëtarizimin e tenisit.

Sport

28/03/2015 17:05

Federata e Tenisit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota si anëtarja e 50-të e Tennis Europe.

“Definitivisht Tenis Kosova është anëtari i 50 i Tennis Europe me 50 vota pro dhe 19 kundër”, shkruan Domi në Facebook.

Përndryshe, Kosova dalëngadalë është duke u futur në Europë, pasi kanë mbetur edhe shumë pak sporte që nuk janë ndërkombëtarizuar ende.

Domi