lajmi.net

Zyrtare: Navas në Real Madrid

Keylor Navas është anëtar i ri i Real Madridit. Los Blancos kanë arritur marrëveshje me Levanten për transferimin e portierit të Kosta Rikës për 10 milionë euro.

Sport

03/08/2014 20:56

Real Madrid dhe Levante kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit Keylor Navas në Santiago Bernabeu në kontratë të vlefshme për gjashtë sezonet e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e kampionit të Evropës. Blerja e Navasit do t’i kushtojë Realit rreth 10 milionë euro.

Reprezentuesi i Kosta Rikës do të prezantohet të martën në ora 13:00.

Navas ishte një prej portierëve më të mirë gjatë Kampionatit botëror në Brazil duke udhëhequr skuadrën e Kosta Rikës drejt kualifikimit në çerekfinale ku në fund u mposht pas penalltive nga Holanda. 

ZYRTARE: Navas në Real Madrid

Keylor Navas është portier i ri i Real Madridit. Portieri nga Kosta Rika i është bashkuar gjigantit spanjoll, i cili për të ka shpenzuar 10 milionë euro. Nga Madridi pritet të largohet Diego Lopez.

Sport

16/07/2014 10:07

Keylor Navas do ta vesh fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm. Los Blancos e kanë arritur marrëveshjen me portierin sensacional të Botërorit.

Ekipi madrilen e ka paguar klauzolën e shkëputjes së kontratës së portierit nga Kosta Rika me Levanten, prej 10 milionë eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle Marca. Gjithnjë sipas kësaj të fundit, sakrificë në këtë rast është portieri Diego Lopez, i cili duhet ta gjejë një ekip tjetër.

Napoli dhe Monaco janë opsionet e tij të mundshme për të ardhmen.

LM